Sjellin versionin audio të këngës “ChaCha”, Sin Boy dhe Rina

Mediale Vip

Sjellin versionin audio të këngës “ChaCha”, Sin Boy dhe Rina

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:35
Rina dhe Sin Boy

Sin Boy dhe Rina Balaj kanë sjellë duetin muzikor të radhës, të cilin e kanë titulluar “ChaCha”.

Kjo këngë është në vazhdën e bashkëpunimeve që çifti ka sjellë në vitet e fundit.

Ata e nisën bashkëpunimin profesional me hitin “Gigi” në vitin 2018, videoja e të cilit numëron afro 80 milionë shikime në YouTube.

Në atë kohë, dy këngëtarët kishin filluar edhe lidhjen e tyre romantike ashtu që vazhduan të ishin bashkë si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale.

Pasuan disa këngë të tjera që u pëlqyen nga fansat e tyre, ndërsa më e reja është “ChaCha” që ka ardhur në versionin audio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat