Bëhuni gati për bombat e radhës të Taynës!

Mediale Vip

Bëhuni gati për bombat e radhës të Taynës!

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 07:12
Tayna

Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa.

Ajo i ngjiti shpejt shkallët e karrierës së saj dhe tashmë po shijon “majën”, teksa numëron hite në repertorin e saj. Tayna është një ndër reperet më të përfolura dhe ka bërë për vete të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm!

Emrat e dy këngëve të reja të rep-artistës, njëra që do të jetë solo e titulluar “Taka” dhe tjetra në bashkëpunim me reperin Azet “Tequila”.

Ky duet do të jetë një miks mes dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht. Siç duket Tayna do të jetë kryefjala e këtij sezoni dhe kjo falë punës së saj dhe përkushtimit total në muzikë.

Që të dyja këngët do të jenë verore dhe ky është bashkëpunimi i dytë me reperin Azet, pasi para pak javësh ajo publikoi “Ti harro”, i cili rezultoi një hit i vërtetë i kësaj vere. Kjo këngë ka arritur një super sukses në një kohë shumë të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat