Rinor Hykolli jep detaje për protestën e 14 korrikut

Mediale Vip

Rinor Hykolli jep detaje për protestën e 14 korrikut

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:58
Tayna dhe Rinor Hykolli

Të mërkurën me 14 korrik do të mbahet një protestë nga disa këngëtar të estradës.

Arsyeja e protestës është që Qeveria të lejojë të hapen klubet e natës pasi sezona e verës është e rëndësishme për këngëtaret dhe gastronominë.

Ndër këngëtarët që do të përformojnë është edhe reperja e famshme, Tayna.

Rinor Hykolli mendon se kjo protestë duhet të ketë efektin e vet, të mendojë Qeveria edhe për artistat.

“Besoj qe do te ketë efekt me mendu Qeveria edhe për artistët te cilët investojnë me mijëra euro, dihet qe nuk janë përkrah ne kohen e pandemisë” tha ai.

Kjo protestë është një protestë simbolike dhe t’i bëjnë të mendojnë në mënyrë të drejtë.

‘Është një proteste simbolike me mendu edhe ata per neve se kur ishin fushatat nuk kishte kufizime. Duhet me mendu për pronarët e klubeve edhe për artistët’ u shpreh ai.

Gjithashtu Rinori shtoi se ka 1 vjet e 6 muaj që nuk kanë punuar dhe nuk kanë pasur të hyra materiale.

“Edhe këngëtarët janë tatim pagues të Kosovës 1 vjet e 6 muaj nuk kemi punuar fare. Të vetmet biznese që nuk kanë pasur të hyra materiale” – përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat