“Do bësh sërish bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara?”/ Ledri ju mbyll gojën të gjithëve me përgjigjen

Mediale Vip

“Do bësh sërish bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara?”/ Ledri ju mbyll gojën të gjithëve me përgjigjen

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 23:03
Dafina, Ledri me Sarën

Ledri Vula ka shuar një kuriozitet. I ftuar në një emision televiziv ai ka treguar nëse do të bëjë sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara.

Ledri Vula ka thënë: “Po të ishte xheloze Sara, nuk do e kisha bërë as këngën e kaluar gjatë verës. Dafina është shumë e talentuar dhe në studio me të dalin shumë lehtë këngët. Është super talent dhe kam qejf të punoj me njerëz të talentuar. Gjërat shkojnë shumë lehtë me të”.

Ai po ashtu ka folur në lidhje me fanset që ndoshta do ju jetë thyer zemra kur morën vesh që Ledri është i dashuruar me Sara Hoxhën.

Reperi i njohur me batutë ktheu përgjigje që edhe atij i thyhet zemra kur sheh vajza të bukura.

“Sa herë ma kanë thyer zemrën mua gocat. Çdo femër e bukur që kalon afër ta thyen zemrën pak”, është shprehur ai duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat