Noizy gjobitet me 1 milion lekë për lokalin në Durrës

Mediale Vip

Noizy gjobitet me 1 milion lekë për lokalin në Durrës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 06:15
Noizy

Kontrollet e kryera gjatë natës duke gdhirë e shtuna nga Policia e Durrësit, kanë çuar në ndëshkimin e Noizy si pronar i lokalit në zonën bregdetare.

Kontrolli u krye për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, 24.00.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat "Shqiponja" në policinë Durrës, kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale "Prishja e qetësisë publike" shtetasit Indrit Deti, 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe Rigels Rajku, 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës.

Ata u ndëshkuan pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat