Angelina Jolie i hap tjetër gjyq Brad Pitt

Mediale Vip

Angelina Jolie i hap tjetër gjyq Brad Pitt

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 06:34
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Duken shumë të largëta ditët kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie formonin një nga çiftet më të admiruara në Hollywood. Tre vjet pas njoftimit të ndarjes, arsyet e grindjes mes tyre duket se nuk mbarojnë kurrë. Pasi bënë luftë në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, aktorët janë përsëri të gatshëm të hapin një tjetër front para gjykatësit. Këtë herë për verën.

Angelina dëshiron të shesë aksionet e saj në kompaninë që e zotërojnë përgjysmë në Provence, por ish-bashkëshorti nuk dëshiron të japë pëlqimin. Në kohën e dashurisë, Brad dhe Angelina kishin blerë pronën Château Miraval në jug të Francës dhe krijuan një kantinë vere me të njëjtin emër.

Sipas asaj që raporton rrjeti amerikan Fox News, Jolie është e gatshme të shesë 50% të aksioneve të saj sepse nuk ka kuptim të bëjë biznes me të pas asaj që ndodhi me fëmijët.

Por Brad nuk ka ndërmend të heqë dorë, për shkak të faktit se ekziston një urdhër ndalimi i përkohshëm për të gjitha pasuritë e çiftit, të cilat janë bllokuar deri në fund të mosmarrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat