Bebe Rexha merr vëmendje më veshje lëkure gjatë performances në koncertin JBL True Summer

Mediale Vip

Bebe Rexha merr vëmendje më veshje lëkure gjatë performances në koncertin JBL True Summer

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:09
Bebe Rexha

Bebe Rexha dukej e mrekullueshme ndërsa performoi në koncertin JBL True Summer në Santa Monica, California, të enjten në mbrëmje.

Për performancën e saj, ajo interpretoi projektin e realizuar në 2021 “Sacrifice”, gjersa u shfaq në top formë në një fustan lëkure të kuq me një çarje anash dhe çizme që përputheshin.

Flokët e gjatë iu shfaqën pas shpatullave dhe tundeshin në skenë derisa po interpretonte një numër hitesh para një turme të madhe.

Image

Gjatë këndimit, Bebe kishte hequr mikrofonin dhe po afrohej sa më shumë me fansat e saj.

Në një moment vetëm një gardh i vogël prej metali e ndau atë nga të pranishmit, të cilët filmuan çdo lëvizje të saj dhe bënin selfie të ndryshme.

Në Instagram, ajo postoi disa fotografi në tapetin ngjyrë portokalli me një mbishkrim të ëmbël ku theksoi se është mirënjohëse për rikthimin në skenë.

Të pranishmit tjerë përfshinin Lizzo, Heather Rae Young të Selling Sunset, Tarek El Moussa, Nicole Williams, Amelia Gray Hamlin dhe motrën e saj, Delilah.

Në qershor, JBL publikoi një deklaratë ku thuhej: “JBL True Summer do të fillojë në një vend ikonik në Los Angeles me shfaqje nga sensacioni i muzikës dhe ambasadorja e JBL Bebe Rexha”.

Fansat e interesuar për të marrë pjesë në JBL True Summer ishin në gjendje të blinin bileta për këtë ngjarje muaj më parë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat