Bebe Rexha bashkon forcat me artistin e famshëm

Mediale Vip

Bebe Rexha bashkon forcat me artistin e famshëm

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:21
Topic, Bebe Rexha

Bebe Rexha është një nga artistet më në zë të momentit dhe këto kohë ka shënuar një sërë suksesesh në karrierë. Para pak kohësh ajo ka publikuar albumin “Better Mistakes”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Një pjesë e madhe e këngëve janë frymëzuar nga problemet e artistes me shëndetin mendor, ndaj ajo vendosi që këtë album ta sillte në maj, që njihet si muaji i ndërgjegjësimit për personat që vuajnë nga këto sëmundje.

Bebe ka treguar  se çfarë mesazhi ka dashur të përcjellë përmes këtij albumi.

“Unë thjesht dua, e dini, njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta”, është shprehur Bebe.

Mirëpo kjo nuk e ka ndaluar yllin të sjellë projekte të reja muzikore, e cila ka publikuar së fundmi këngën më të re, në bashkëpunim me Topic, të cilën e kanë shoqëruar me videoklip. Artistja dukej mjaft tërheqëse në videoklipin e këngës i cili erdhi si një stil i filmave aksion të viteve ’80.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat