Fationi ndryshon papritur mendim për Melisën

Mediale Vip

Fationi ndryshon papritur mendim për Melisën

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:03
Fation Kuqari, Melisa

Para se të hiqte dorë përfundimisht nga “Për’puthen”, Fation Kuqari hodhi akuza të forta për Melisa Lleshin. Ai u shpreh se ajo kishte krijuar lidhje të fshehtë me një nga djemtë e emisionit dhe shkoi aq larg sa e akuzoi vajzën flokëkuqe se ajo kishte kryer edhe marrëdhënie. Fationi nuk preferoi të jepte detaje të tjera, ndërsa Melisa i hodhi poshtë këto akuza. Edhe pse Fationi nuk e tha emrin e djalit me të cilin pretendonte se Melisa ishte në lidhje, publiku zbuloi se bëhej fjalë për Andi Shehin.

Madje, Melisa dhe Andi e konfirmuan vetë më vonë lidhjen e tyre të fshehtë, duke konfirmuar kështu fjalët e Fationit.

Marrëdhënia mes tyre s’ka qenë aspak e mirë dhe Fationi është shprehur më herët gjatë një interviste se do t’i pështynte në fytyrë, por duket se pas përfundimit të emisionit, ujërat janë qetësuar.

Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.

“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”- tha Fationi.

Me këtë deklaratë, ai la të kuptohet se gjërat mes tyre ishin sheshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat