Melisa shtatzënë? Ja çfarë premton Andi

Mediale Vip

Melisa shtatzënë? Ja çfarë premton Andi

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:56
Andi dhe Melisa

Andi dhe Melisa ishin ndër më të komentuarit e javës që lamë pas.

Së pari për ndarjen e më pas për ribashkimin.

Pas këtyre ngjarjeve median rozë e pushtoi lajmi se Melisa është shtatzënë dhe gjithçka nisi pas një fotografie ku çifti shiheshin me duart në barkun e ish-konkurrentes.

Lidhur me këtë lajm Andi është pyetur në një bisedë me ndjekësit e tij dhe ka dhënë pergjigje duke mohuar se po presin fëmijë.

Ish- konkurrenti tha se Melisa nuk është shtatzënë dhe se kur do të jetë do të organizojë një festë aq të madhe sa ta merr vesh e gjithë Europa.

Nga kjo shihet qartë se Andi qenka i gatshëm që së shpejti të ndodh një gjë e tillë.

Ndryshe Melisa sapo ka perfunduar projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti i plotësuar edhe me videoklip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat