Shkurte Gashi për herë të parë në publik

Mediale Vip

Shkurte Gashi për herë të parë në publik

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 23:16
Shkurte Gashi

Këngëtarja, Shkurta Gashi ka tash e një kohë që nuk ka qenë e pranishme në media dhe jetën private e mbajtur të hermetizuar.

Ajo sonte ishte e ftuar në emisionin Ndrrimi i Natës ku për herë të parë u hap për të folur në lidhje me martesën, shtatzaninë dhe karrierën e saj.

Të ftuar special në “NIN” ishin edhe bashkëshorti, Albert Limani si dhe djali i saj.

Kjo ishte paraqitja e parë e djalit të saj, Malit në televizion, emri i të cilit u vendos nga vetë këngëtarja dhe simbolizon inicialet e babait të tij.

Sa i përketë shtatzanisë, Shkurte Gashi theksoi që nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë thjeshtë nuk është ekspozuar para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat