Vëllai i Meghan Markle do t’i bashkohet “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Vëllai i Meghan Markle do t’i bashkohet “Big Brother VIP”

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:32
Meghan Markle, Thomas Markle Jr

Vëllai i Meghan Markle, Thomas Markle Jr, ka mbërritur në Australi dhe së shpejti do të bashkohet me kastin e Big Brother VIP.

Thomas Markle Jr. u pa në Aeroportin e Sidneit të enjten përpara se të hynte në karantinë në hotel, ku ai do të qëndrojë për 14 ditë.

Ardhja e tij në vend vjen vetëm disa ditë pasi një tjetër garuese e Big Brother, Katie Hopkins, u dëbua për kërcënimin se do të thyente rregullat e karantinës.

Një zëdhënës i Channel Seven tha: “Ne nuk po komentojmë mbi kastin e Big Brother VIP, të gjitha do të zbulohen së shpejti. Big Brother mezi pret të takojë grupin e ri të konkurrentëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat