Producenti amerikan do t’i paguajë ish-gruas më shumë se 3,5 milionë dollarë çdo vit

Mediale Vip

Producenti amerikan do t’i paguajë ish-gruas më shumë se 3,5 milionë dollarë çdo vit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 00:14
Dr. Dre dhe Nicole Young

Dr. Dre do të detyrohet t’i paguajë më shumë se 3,5 milionë dollarë në vit ish-bashkëshortes së tij, Nicole Young, si përkrahje bashkëshortore.

Një gjykatë e Los Anxhelosit ka urdhëruar manjatin 56-vjeçar të muzikës, që t’i paguajë Nicoles 51-vjeçare, nga 293,306 dollarë secilin muaj, t’i mbulojë shpenzimet e shtëpive të tyre në Malibu dhe në vargmalet e Paqësorit, e po ashtu të kujdeset për sigurinë shëndetësore të saj.

Marrëveshja do të qëndrojë në fuqi derisa Nicole të rimartohet ose t’i hyjë një lidhjeje të re ose derisa gjykata ta shfuqizojë atë.

Ish-çifti i famshëm kanë dy fëmijë së bashku, djalin Truce 24-vjeçar dhe vajzën Truly 20-vjeçare.

Vendimi i ri i gjykatës vjen më shumë se një muaj pasi reperi i famshëm amerikan ishte deklaruar beqar. Ndërkohë, Nicole e kishte akuzuar producentin muzikor për abuzim fizik dhe emocional gjatë lidhjes, gjë të cilën Dre e ka mohuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat