E pëson Fation Kuqari i “Përputhen”, policia i çon gjobën “në shtëpi”

Mediale Vip

E pëson Fation Kuqari i “Përputhen”, policia i çon gjobën “në shtëpi”

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 07:31
Fation Kuqari

Nuk ka arritur që t’i shpëtojë ndëshkimit nga policia, Fation Kuqari, një nga të rinjtë  dalë nga reality show “Përputhen”, i cili ka sfiduar së fundmi ligjin duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë.

I riu nga Fieri i cili ka një popullaritet të madh në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video në Instastory duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi.

Kuqari është gjobitur me një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj.

Gjoba ndaj Kuqarit,vjen në një kohë kur policia vijon aksionet për ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe sensibilizimin e të rinjve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat