E konfirmon ‘The Rock’: Nuk do të luajë më në filmat “Fast & Furious”

Mediale Vip

E konfirmon ‘The Rock’: Nuk do të luajë më në filmat “Fast & Furious”

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 21:09
‘The Rock dhe Vin Diesel

Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka konfirmuar se nuk do të luajë më në asnjë prej filmave të ardhshëm “Fast & Furious”.

Aktori ka qenë pjesë e franshizës së popullarizuar që nga viti 2011 kur u lansua “Fast Five”, në të cilin liuajti rolin e agjentit të angazhuar për kapjen e Dominic Toretto (Vin Diesel).

Në vazhdim, ai ishte protagonist edhe në “Fast and Furious 6”, një karakter shumë më i rëndësishëm në “Furious 7”, njëri nga yjet në “The Fate of the Furious”, si dhe ishte titullar në ‘spin-off’, “Hobbs & Shaw”.

Përkundër shfaqjes së përbashkët në ekran, për thuajse një dekadë ka pasur tensione ndërmjet ‘The Rock’ dhe Vin Diesel.

“U uroj shumë fat në ‘Fast 9’. Dhe u uroj fat në ‘Fast 10’ dhe ‘Fast 11’ dhe të gjithë filmat ‘Fast & Furious’ që do t’i bëjnë pa mua”, ka deklaruar Johnson, citon The Indipendent. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat