Babai i të dashurit të Dua Lipës sherr me fqinjët

Mediale Vip

Babai i të dashurit të Dua Lipës sherr me fqinjët

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 10:59
Dua Lipa, Anwar Hadid, Mohamed Hadid

Manjati i pronave Mohamed Hadid, i njohur si babai i dy supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid dhe të dashurit të artistes shqiptare Dua Lipa Anwar Hadid, ka qenë në qendër të mediave për shkak të konfliktit me fqinjët e tij.

Ai është paditur nga fqinjët në Los Anxhelos të cilët pretendojnë se shtëpia gjigante e ndërtuar prej tij në Bel Air, i ka kthyer jetët e tyre në makth, për shkak se ndihen të rrezikuar. Për këtë arsye ata kërkojnë miliona dollar dëmshpërblim.

Rezidenca gjigante, e cila ka 2-fishin e përmasave të lejuara sipas ligjeve lokale, është ende e papërfunduar pavarësisht urdhrit që ai të prishet gati dy vjet më parë nga një gjykatës që e quajti atë një ‘rrezik’ për komunitetin përreth.

Avokatët e Hadid pritet të përgjigjen në një argument duke pretenduar se një nga fqinjët, Joe Horacek, ka një inate personale kundër biznesmenit.

Manjati 72-vjeçar i pasurive të patundshme u shfaq i heshtur jashtë gjykatës të enjten kur u paraqit për ditën e fundit të zgjedhjes së jurisë për gjyqin i cili mund të zgjaste katër deri në pesë javë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat