U raportua se zhvati shtetin, reagon Eli Fara, ja çfarë thotë

Mediale Vip

U raportua se zhvati shtetin, reagon Eli Fara, ja çfarë thotë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:59
Eli Fara

Ditë më parë u raportua se këngëtarja ka përfituar në mënyre të paligjshme për 4 vite rresht.

Në lajmet e qarkulluara thuhet se, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”, po ashtu thuhet se, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për ‘udhëtime pune'.

Ndërkohë, ajo sapo iu ka reaguar këtyre informatave duke shkruar se e ndjen si obligim moral të bëjë një sqarim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eli Fara (@elifaramari)

“Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!
Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te përballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve!”, shkruar ndër të tjera Eli Fara.

Postimi i plotë i këngëtares pa ndërhyrje:

Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!
Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!
Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat