Elton Ilirjani: Shyqyr Zotit nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë

Mediale Vip

Elton Ilirjani: Shyqyr Zotit nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:36
Elton Ilirjani

Duke shpjeguar edhe se si e sheh ai mentalitetin në Shqipëri, Ilirjani u shpreh i kënaqur që “nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë”.

Ti ende nuk e ke ndryshuar gjininë? Ke ndryshuar look-un, nga çun je bërë gocë, por gjininë nuk e ke ndryshuar akoma?

Elton Ilirjani: Jam çun, nuk jam gocë. Look-u nuk të bën femër apo mashkull, organi seksual të bën femër apo mashkull.

 Edhe të bën, Elton le t’i themi ca gjëra. Unë që të njoh, përpara se të ikje, kur të takova për herë të parë, totalisht, po them normat e dukjes, deri këtu ka ca gjëra bazike që i kuptoj, ti ke qenë totalisht mashkull, pa buzë të fryra, ishe normal, por tani je gocë. Gocë në look po them.

Elton Ilirjani: Ndoshta mund të perceptohet kështu, por nuk dua që ta ndryshoj gjininë. Mendoj që njerëzit që ndryshojnë gjininë duhet të mendohen mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse për këtë duhet të sigurohen që këta persona që ndërrojnë gjininë, nuk e ndryshojnë këtë për të bërë para apo se meshkujt shqiptarë i duan ata femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat