Dalin detaje nga darka e Dua Lipës me Ramën dhe familjen e tij

Mediale Vip

Dalin detaje nga darka e Dua Lipës me Ramën dhe familjen e tij

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:37
Pamje nga darka e tyre

Dua Lipa me familjen e saj dhe partnerin Anwar, morën vëmendjen e të gjithëve me dy ditët e qëndrimit në Tiranë ku pari disa vizita zyrtare dhe një mikëpritje të ngrohtë në Pallatin e Brigadave.

Me një galeri fotosh në Instagramin e Dukagjin Lipës, babait të Duas shfaqet darka ku të pranishëm kanë qenë: kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij Linda, vajza Rea dhe Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola.

“Vizita në Rezidencën Mbretërore shqiptare me kryeministri Edi Rama ishte një eksperiencë e veçantë. Faleminderit që na bëtë të ndihemi pjesë e familjes tuaj. Me dashuri dhe respekt, familja Lipa”, shkruan Dukagjin Lipa.Dua erdhi në kryeqytet për nismën e rindërtimit të një kopshti në qendër të Tiranës.

 

Ajo ndodhet momentalisht në jug të Shqipërisë me pushime bashkë me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat