Dua i lë një koment vajzës së Ledrit

Mediale Vip

Dua i lë një koment vajzës së Ledrit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:42
Ledri Vula, Poem Blu dhe Dua Lipa

Në një vizitë të befasishme, Dua Lipa për dy ditë qëndroi në Tiranë.

Ajo mes tjerash erdhi për të vizituar punimet e një nga kopshteve që do rindërtohen nga tërmeti, e ku super ylli botëror do të financojë pjesën e mobilimit për të funksionalizuar kopshtin në muajin shtator.

Krahas paraqitjeve publike dhe takimeve zyrtare me kreun e bashkisë së Tiranës, kryeministrn Rama dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, Dua ndau kohë edhe për Ledrin dhe familjen e tij.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Poem Blu Vula (@poemvula)

Takimi mori shumë vëmendje nga ndjekësit të cilët përkundër viteve, duket se nuk e kishin harruar lidhjen e shumëpërfolur të dyshes, kohë e kohë më parë.

Pjesa më simpatike, rezultoi takimi me Poem Blu, të cilën ajo e ka komentuar në fotografinë e ndarë me ndjekësit nga Ledri.

“Zemra vogël Poem” – është shprehur Dua duke etiketuar të dy, Sarën dhe Ledrin.

Image

Ndryshe, Dua përpos takimeve, është pritur në darkë nga Kryeministri Rama i cili mes tjerash ka njoftuar super yllin, familjen dhe ekipin e saj me ambientet e rezidencës mbretërore shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat