Reperja merr vendimin drastik për djalin e saj

Mediale Vip

Reperja merr vendimin drastik për djalin e saj

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 07:07
Iggy Azalea

Iggy Azalea mund të pranojë gjithçka për veten, por kur vjen puna tek djali i saj çdo gjë ndryshon. Këngëtarja e nominuar 4 herë për çmimet “Grammy”, njoftoi se nuk do të postojë më foto të djalit të saj 15-muajsh Onyx Kelly.

“Kam vendosur që të mos publikojë më asgjë për Onyx dhe foto të tij. Ju nuk do të luani me fëmijën tim, jo!”, është shprehur ajo në një postim nëë rrjete sociale.

Reperja solli në jetë fëmijëne  saj të arë në maujin prill. Ai ka ardhur në jetë si fryt i dashurisë me ish-partnerin Playboi Carti, me të cilin ajo zbuloi në muajin tetor se ishte ndarë.

Më herët, reperja njoftoi se do të trëhiqet nga muzika për një periudhë të gjatë kohore. 31-vjeçare njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale se albumi i saj i tretë “End of a Era” do të jetë i fundit për të paktën për disa vjet.

“End of a Era” është kaq i veçantë për mua, pasi të publikoj albumin muajin tjetër dhe për disa vjet do të fokusohem në projekte të reja krijuese dhe gjëra nga të cilat ndihem e apasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës. Jam shumë e ngazëllyer të shihni një anë tjetër timen në të ardhmen.

Zhvendosja e energjisë dhe përqendrimi im tek ajo që jam më shumë e entuziazmuar, është ajo që është e përshtatshme për mua, dhe shpresoj që ju të vazhdoni të mbështesni çfarëdo projekti krijues që jam duke bërë.“, ka shkruar reperja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat