‘Jam e dashuruar!’

Mediale Vip

‘Jam e dashuruar!’

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 09:00
Lori Hoxha

Lori Hoxha ka ndarë detaje për jetën e saj private si asnjëherë më parë. Fillimisht ajo ka bërë me dije se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh.

“Po merrem me shumë gjëra, po merrem me një program shumë të madh. Shqiptarët e dinë,”-tha ajo duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për “Big Brother VIP”.  Por nuk u ndal me aq. Lori foli edhe për gjërat e këqija që kishte kaluar nga pandemia, duke përmendur infektimit e të ëmës si një lajm që nuk e kishte përjetuar mirë.

“Çfarë kam kuptuar nga pandemia? Paskemi qenë shumë të pisët,”-tha ajo duke qeshur. Ndërkohë që nuk kishin si të mungonin edhe pyetjet “rozë”.

Pasi u pyet nëse ishte e dashuruar, Lori Hoxha vendosi që ta pranonte, duke bërë me dije se ka nevojë për pasion në jetën e saj.

“Jam e dashuruar, gjithmonë, me diçka dhe me dikë,“-tha ajo, por nuk preferoi që të përmendte emra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat