Kështu e uron Dua Lipa kampionen Distria Krasniqin për fitoren e medaljes së artë

Mediale Vip

Kështu e uron Dua Lipa kampionen Distria Krasniqin për fitoren e medaljes së artë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Distria Krasniqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo u ndesh me japoneze Funa Tonaki në finale, të cilën e mundi dhe arriti t’ia sigurojë Kosovës medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Pasi u stolis me medaljen e artë, kampionja Krasniqi tha se fitoren ia dedikon Kosovës, trajnerit, ekipit dhe familjes së saj.

Ajo pranoi urime nga shumë fytyra publike si: Yllka Gashi, Rita Ora, Diona Fona, Adriana Matoshi, Mozzik, Soni Malaj, Xherdan Shaqiri, Dafina Zeqiri e shumë të tjerë.

Ndërsa edhe Dua Lipa ishte ajo që uroi në Shqip sportisten tashmë kampione në rrjete sociale, duke i thënë se ajo po e bën Kosovën krenare.

“Bravo Distria Krasnqi, po e bën Kosovën krenare aq shumë!!! E artë, e artë, e artë”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografisë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat