Reperja acarohet me ndjekësit dhe merr vendimin e papritur për djalin e saj

Mediale Vip

Reperja acarohet me ndjekësit dhe merr vendimin e papritur për djalin e saj

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 22:00
Iggy Azalea

Iggy Azalea është shprehur se tani e tutje do ta mbajë jetën e djalit të saj sa më private.

Reperja reagoi në twitter duke thënë se nuk do të postojë më foto të djalit, Onyx pasi u tallën me veshjet e tij.

Azalea shkroi: “Unë kam vendosur që nuk do të postoj më Onyx ose të ndaj imazhe në internet. Ju nuk do të luani me fëmijën tim, jo!” Artistja u bë nënë për herë të parë në muajin Prill dhe është fryt i dashurisë së Iggy-t me ish partnerin e saj, Playboi Carti. Kujtojmë që artistja njoftoi se do të tërhiqet nga muzika.

“End of a Era” është kaq i veçantë për mua, pasi të publikoj albumin muajin tjetër dhe për disa vjet do të fokusohem në projekte të reja krijuese dhe gjëra nga të cilat ndihem e apasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës. Jam shumë e ngazëllyer të shihni një anë tjetër timen në të ardhmen.”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat