‘Tarik’ shkruan shqip, aktori i njohur përshëndet fansat me gjuhën e nënës

Mediale Vip

‘Tarik’ shkruan shqip, aktori i njohur përshëndet fansat me gjuhën e nënës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 06:48
Burak Tarik

Aktori i njohur turk, Burak Yoruk, i njohur për rolin e Tarikut në serialin “Nehir” që transmetohet tani në Tv Klan, në një foto të tij të fundit në Instagram, i ka përshëndetur të gjithë me gjunën shqipe.

“Djali i nënës…” – shkruan ai pas këtij imazhi që ka ndarë me 1.3 milionë ndjekësit e tij, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë që ia kthejnë pas përshëndetjen.  

Aktori 26-vjeçar ka zbuluar pak kohë më parë për mediat turke, se e ëma është me origjinë shqiptare. Ai ka lindur në Stamboll, më 26 maj 1995.

Aktrimin e ka nisur në moshë fare të vogël, kur ishte vetëm 7 vjeç, në vitin 2002, për të numëruar më vonë disa seriale në të cilat ka spikatur.

Burak ka studiuar Teatër në Universitetin “Beykent” në Stamboll. Një hap i rëndësishëm në karrierën e tij ishte roli i Baris Ozansoy në filmin "4N1K", dhe më vonë edhe me rolin e Çinar në komedinë “Ask Logic Intikam”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat