Në muajt e fundit të shtatzanisë, Emina prek me fjalët për të birin: Shumë njerëz që po të presin

Mediale Vip

Në muajt e fundit të shtatzanisë, Emina prek me fjalët për të birin: Shumë njerëz që po të presin

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 08:26
Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin, Sam Nazarian.

Modelja shqiptare e cila jeton prej vitesh në SHBA do të bëhet me një djalë pas dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya.

Cunmulaj ka ndarë së fundmi ne Instagram një foto, ku pozon me bikini ndërsa ka shkruar disa fjalë të ëmbla për vogëlushin që pritet të vijë në jetë së shpejti. “Kemi dhe disa javë i vogli im, vetëm unë dhe ti.

Dhe pastaj, bëhu gati sepse këtu është një botë e madhe që të pret dhe në të ka shumë njerëz që të duan aq shumë duke të pritur por dhe shumë gjëra që mamaja do të të mësojë teksa rritesh për t’u bërë një zotëri dhe një njeri i sinqertë.”, ka shkruar Emina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat