Shumë shpejt me shtatë biznese, Ina Kollçaku shërben vetë si kamariere në jug

Mediale Vip

Shumë shpejt me shtatë biznese, Ina Kollçaku shërben vetë si kamariere në jug

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:17
Ina Kollçaku

Ina Kollçaku është bërë e njohur për publikun e gjerë nëpërmjet  emisionit të dashurisë ‘Për’puthen’.

Përveç kësaj, ajo është aktive në fushën e biznesit.

Së fundmi Ina ka hapur një lokal në jug bashkë me aktorin Olsi Bylyku dhe  zbulon në “Ora Verore” se po përgatitet për një biznes tjetër ri në shtator.

Ronaldo Sharka: Ti ke eksperimentuar në disa fusha biznesi, ke krijuar një media online. Mos ndoshta i re dhe ti lapsit  dhe kuptove se lekët në Shqipëri bëhen, duke hapur lokale?

Ina Kollçaku: Jo, nuk është farë e vërtetë. Në fakt unë kam eksperimentuar, por të gjitha bizneset që kam filluar, vazhdoj t’i kem akoma. Ky është i gjashti. Vjen i shtati dhe i teti në shtator.

Ronaldo Sharka: SPAK-u kur do të vijë?

Ina Kollçaku: Mirë se të vijë! Siç e patë dhe ju, të gjitha u prenë me kupon tatimor. Muzika u ul në orarin e duhur. Bëjmë shumë kujdes, për të mos dhenë shembullin e keq.

Ina thotë se një biznes nuk mund të sukses nëse vetë pronari nuk e prek punën nga afër, ajo thekson se do vazhdojë ta ndjekë këtë metodë gjithmonë, deri ditën e saj të fundit në punë.

Ronaldo Sharka: Nuk ndodh shpesh që të shohim pronarë biznesesh që të shërbejnë . ndodh shumë rrallë. Aq më tepër kur pronari është personazh publik. Pse shërben me tabaka?

Ina Kollçaku: Një vajzë më tha, si qënke katandisur o Ina?! Unë ndihem shumë mirë, shumë komode, unë i bëj yzmetin punës time dhe lekëve të mia. Do vazhdoj ta bëj. Asnjë biznes nuk funksionon, nëse ti vetë nuk del në ballë të parë që të punosh. Këtë gjë e kam bërë gjithmonë dhe do vazhdoj ta bëj, deri ditën e fundit të punës, deri sa të dal në pension. Ka qenë profesioni i ëndrrave të mia, sepse nuk e kisha provuar të isha kamariere. Madje po e shijoj shumë, kështu që  jam duke e bërë praktikën te ‘Papaya’. Nuk kam mësuar ende ta mbaj tabakanë mirë, por kusurin e kthej mirë dhe marr bakshishe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat