Emina pozon me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Emina pozon me barkun e rrumbullakosur

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:36
Emina

Pritja e ëmbël e Eminës është gati për tu shpërblyer.

Modelja shqiptare ka postuar një foto teksa shfaq barkun e rrumbullakosur.

Emina është nënë e dy vajzave, ndërkohë që ditë më parë ka zbuluar gjininë e fëmijës së tretë.

Kësaj radhe pas dy vajzave ajo po bëhet nënë e një djali, të cilit i ka bërë një dedikim.

“Kemi edhe pak javë me të voglin tim, vetëm unë dhe ti. Dhe pastaj, bëhu gati sepse këtu ka një botë të madhe që të pret dhe në të ka shumë njerëz që të duan aq shumë duke ju pritur por edhe shumë gjëra që mamaja do t’ju mësojë të rriteni zotëri dhe një njeri i mirëfilltë e i sinqertë”, ka shkruar ajo sipër imazhit.

Theksojmë se ajo dhe bashkëshorti saj Sam Nazarian janarin e këtij viti kanë festuar 11 vjetorin e lidhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat