Adrola Dushi tregon se si e rrëfeu divorcin nga bashkëshorti tek i biri

Mediale Vip

Adrola Dushi tregon se si e rrëfeu divorcin nga bashkëshorti tek i biri

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:39
Adrola Dushi me djalin

Adrola Dushi për emisionin “Pushime On Top”, zbuloi për jetën private njërin prej momenteve të vështia.

Modelja tregoi si ia ka shpjeguar Troit, djalit të saj, ndarjen  nga bashkëshorti.

“Përgjigja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”, rrëfeu Adrola.

E pyetur se sa është e vështirë kur je nënë e vetme?

Bukuroshja u përgjigj se është e vështir, në çdo aspekt.

“E para të mungon te fëmija jot figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme. Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta., me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet”, tregoi tutje ajo.

Adrola u pyet se çfarë duhet të ketë partneri i saj, ndërsa pa ngurrim ajo u shpreh: “Të jetë një pëlqim me shikim të parë. Unë vdes për sinqeritetin, për besnikërinë, ta kem shok është gjëja më e rëndësishme që mendoj se duhet të ketë një marrëdhënie, është të jenë shokë, respekt, dashuri”.

Kujtojmë se ka kohë që përflitet se bukuroshja është në lidhje me reperin e njohur, Capital T, por që dyshja nuk ek naë pranuar asnjëherë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat