Sherr me grushte në koncertin e Noizyt, dalin pamjet

Mediale Vip

Sherr me grushte në koncertin e Noizyt, dalin pamjet

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 14:55
Noizy

Orange Club’ është vendosur sërish në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Një sherr masiv mes disa turistëve të huaj dhe rojeve të sigurisë së lokalit kanë tmerruar turistët.

Pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Noizy në ‘Orange Club’ në Sarandë dhe kur ora shkonte drejt mbylljes së lokalit, një grup turistësh të huaj të dehur kanë dashur të hyjnë në lokal.

Pavarësisht se u është shpjeguar se lokali po mbyllet, ata kanë dashur të hyjnë me forcë, duke përdorur edhe dhunë, dhe janë penguar nga rojet.

Prezenca e forcave të Shqiponja ka bërë që turistikët e huaj të shpërndahen dhe të largohen.Nga sa mësohet nuk ka asnjë të shoqëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat