Missi nga Shqipria zbulon mesazhet e Capital T

Mediale Vip

Missi nga Shqipria zbulon mesazhet e Capital T

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:02
Capital T dhe Iljada Baci

Miss Shqipëria 2020” Iljada Baci, ishte e ftuar në “Edicioni Veror”, bukuroshja shpalosi shumë gjëra rreth jetës private si dhe projekteve në të ardhmen.

Modelja zbuloi edhe një gjë gjatë intervistës e cila tha se “më ka shkruar, Capital T dhe besoj se do të kemi një lloj miqësie”.

Ajo e cilësoi vetëm si miqësi mesazhet që kanë shkëmbyer dyshja.

E pyetur se a do i futet rrugës së muzikës?!

“Mbase në një të ardhme të largët”, u përgjigj modelja.

Eksperiencën e “Miss Shqipëria” ajo e ka cilësuar një ngjarje të “paharrueshme që e ka ndryshuar atë si njeri që është tani.

“Mësimi që kam marrë është disiplina, korrektësia dhe që të eci mbi taka”, shtoi tutje ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat