Këta 5 të famshëm kanë blerë ishull privat

Mediale Vip

Këta 5 të famshëm kanë blerë ishull privat

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 08:33
Ilustrim

Të gjithë e dimë se personazhet e njohur, kryesisht aktorët dhe këngëtarët, janë ndër më të pasurit në mbarë botën. Megjithatë ndoshta shumë pak personave mund t’u shkonte në mendje se ata kanë një pasuri aq marramendëse, sa mund të blejnë një ishull privat. Më poshtë do të gjeni 5 personazhe të njohur që kanë blerë një ishull vetëm për vete.

1.Leondardo DiCaprio

Aktori i njohur ka blerë një ishull në bregun e Belizesë, i cili ka kashtuar plot 1.75 milion dollarë. Gjatë këtij viti pritet të ndërtohet një resort i madh me disa vila.

2.Johnny Depp

Gjatë kohës që xhironte filmin ‘Piratët e Karaibeve’, Johnny Depp ra në dashuri me ishujt Karaibe dhe vendosi që të blinte një ishull privat. Sipas ‘Forbes’ ai ka paguar 3.6 milion dollarë për të në vitin 2004.

3.David Copperfield

Iluzionisti i njohur ka blerë në vitin 2006 një grup prej 11 ishujsh në Bahams, të cilët kanë kushtuar 50 milionë dollarë.

4.George Clonney

George dhe gruaja e tij Amal kanë blerë në vitin 2014 për 12.85 milion dollarë një ishull të madh në jug të Oxfordshire.

5.Ricky Martin

Në 2008 Ricky Martin bleu një ishull në Brazil, i cili i kushtoi 8 milionë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat