Soni Malaj: “Jam paragjykuar se jam nga Tropoja”

Mediale Vip

Soni Malaj: “Jam paragjykuar se jam nga Tropoja”

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:24
Soni Malaj

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ‘ABC-ja e mëngjesit”, ku ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj.

Soni ka treguar se është përballur me paragjykime në lidhje me origjinën e saj, Tropojën.

“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tregoi këngëtarja.

Po ashtu, Soni tregoi mësimin më të madh që ka marrë nga babai i saj i ndjerë.

“Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.”

Përsa i përket festivaleve, ajo theksoi se nuk do të donte të merrte pjesë në disa prej tyre.

“Ndoshta disa pjesëmarrje nëpër konkurse muzikore do të doja t’i evitoja. Gjatë karrierës do t’i kisha evituar, ose më saktë në disa prej tyre në vitet e fundit nuk do të doja të kisha marrë pjesë.”, tha Soni.

Kujtojmë se ajo mori pjesë së fundmi në “Kënga Magjike” me baladën “Versioni im” dhe nuk dihet nëse i është referuar këtij eventi apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat