DaBaby kërkon falje për komentet fyese

Mediale Vip

DaBaby kërkon falje për komentet fyese

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:56
DaBaby

Reperi DaBaby ka kërkuar falje për komentet që bëri për personat e infektuar me HIV dhe homoseksualët teksa performoi në një festival në SHBA. Në një postim në Twiitter ai shprehet se komentet e tij ishin të pandjeshme dhe shton se nuk kishte si qëllim të ofendonte askënd.

“Të gjithë ata që janë prekur nga HIV keni të drejtë të mërziteni. Ajo që thashë ishte e pandjeshme, edhe pse nuk kisha si qëllim të ofendoja ndokënd. Kështu që ju kërkoj falje. Por për komunitetin LGBT nuk kam asnjë problem me ju, puna juaj është puna juaj”, shkruan reperi në një postim.

Teksa ishte duke performuar në “Rolling Loud” në Miami, DaBaby ftoi të gjithë publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë. Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë”. Po ashtu reperi foli shumë ashpër edhe për gratë dhe këto deklarata të tij morën kritika shumta nga njerëz dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu Dua Lipa, e cila ka bashkëpunuar me reperin për këngën “Levitating” reagoi ashpër në rrjete sociale kundër DaBaby-t.

“Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS”, shkroi Dua Lipa në një postim në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat