Ledina Çelo zbulon kush fshihet pas fotove të saj provokuese

Mediale Vip

Ledina Çelo zbulon kush fshihet pas fotove të saj provokuese

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 23:06
Ledina Çelo

“Mosha është thjesht një numër”, është fiks shprehja që i përshtatet Ledina Çelos. Këngëtarja e njohur nuk ka ndryshuar aspak me vitet, madje ajo vazhdon të jetë po njësoj aq tërheqëse dhe seksi si në fillimet e karrierës. Edhe pse mungon prej kohësh në muzikë, Ledina Çelo është mjaft aktive në rrjete sociale. Këngëtarja publikon herë pas here foto të saj, ku në pjesën më të madhe të tyre shfaqet mjaft provokuese.

Çelo ka zbuluar se pjesën më të madhe të fotove ja bën vajza e saj, sepse bashkëshorti ka hequr dorë.

“Burri njëherë ka hequr dorë. Tani mu rrit edhe goca. Dje madje i thashë ‘mami do më bësh një foto se do të jap një çokollatë. Sa i dhashë një çokollatë, uuuhh tha, të bëj dhjetë”, tha ajo.

Ledina rrëfeu gjithashtu se gjatë pandemisë nuk është zënë në asnjë moment me bashkëshortin.

“Sa e tmerrshme është kur njeriu mërzitet me budallallëqe. Sa e rëndësishme është që të kënaqesh me një telefonatë me miqtë e tu, me një njeri që e do shumë, me vëllezërit, me miqtë, me shoqen e fëmijërisë, me familjen. Por edhe me bashkëshortin që zihesh kot, ndonjëherë për gjëra koti fare. Gjatë pandemisë nuk jemi zënë fare, përkundrazi, pati një ndjesi tjetër”, u shpreh këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat