‘X Factor’ mbyll transmetimin pas 17-vjetësh, producenti lajmëron një program të ri

Mediale Vip

‘X Factor’ mbyll transmetimin pas 17-vjetësh, producenti lajmëron një program të ri

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:08
Simon Cowell

Simon Cowell, producenti i njohur i programit 'X Factor', ka vendosur që për këtë spektakël talentesh të mos ketë më një sezon të ri. Ndonëse vendimi mendohet të jetë i përkohshëm, ka shkaktuar tronditjen e fansave dhe të gjithë atyre që e kanë nisur karrierën e tyre në skenën e këtij spektakli.

Pas 17 viteve transmetim, Simon Cowell e ka bërë lajmin zyrtar, por ai do të risjellë një program të ri me muzikë dhe konkurrim.

Mendohet se vendimi është i përkohshëm dhe vetëm për sezonin e këtij viti, pra spektakli mund të rikthehet në një fazë tjetër. Për momentin, Cowell është fokusuar në spektaklin e ri.

Grupi i famshëm ‘One Direction’, Olly Murs dhe Little Mix janë vetëm disa nga dhjetëra emra talentesh që kanë dalë nga 'X Factor'.

'X Factor' kishte mesatarisht më shumë se 14 milionë shikues në kulmin e popullaritetit të tij, ndonëse nga viti në vit, shikueshmëria filloi të binte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat