Ledina Çelon, dikush e ka mërzitur. Me kë po i kalon pushimet në jug?

Mediale Vip

Ledina Çelon, dikush e ka mërzitur. Me kë po i kalon pushimet në jug?

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:18
Ledina Çelo

Sapo vjen vera, Ledina është në jug dhe këtë të gjithë e kanë kuptuar tashmë nga fotot e saj të nxehta në Instagram. Por këtë herë nuk është si çdo verë. Ledina ka ardhur nga Gjermania për pushime të gjata vetëm me vajzën, Periana, ndërsa Erlisi ka vendosur që këtë verë të mos i shoqërojë të ëmën dhe motrën gjatë gjithë sezonit.

Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, Ledina Çelo tha se i biri, si më i rritur, këtë herë e ka mërzitur pak.

“Djali më ka mërzitur pak këtë herë. Është rritur në fakt dhe e shikoj që, si i lindur në Gjermani, ka krijuar shoqërinë e tij, miqësitë e tij dhe më thotë “mami, ik ti, se e di që ke qejf të kalosh sa më gjatë pushimet atje, unë do rri, më lër pak, 3 javë, jo më shumë". Ata sigurisht që duan, kur shohin mamin e lumtur, patjetër që e pëlqejnë e duan jugun…”

Ndërkohë, Ledina dhe Periana po shijonë pushimet bashkë, dy goca.

Është shumë qejf kur je vetëm goca…

Ah, po fotot e bukura, Ana ia bën Ledinës? Sa qejf…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat