Antonela vjen me sqarim për keqkuptimin në lidhje me ditëlindjen e saj

Mediale Vip

Antonela vjen me sqarim për keqkuptimin në lidhje me ditëlindjen e saj

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:43
Antonela

Pas daljes nga “Për’puthen”, Antonela Berishaj shumë shpejtë u rikthye në ekran në një tjetër format. Në çdo daljen të saj televizive, ish-konkurrentja gjithnjë ka përmendur shenjën e saj “binjak”.

Nisur nga shenja e saj, dhe fakti që ajo festoi ditëlindjen vetëm pak ditë më parë krijoi një keqkuptim në publik. A mos Antonela ka gënjyer për shenjën e saj në horoskop?

Sipas llogaritjeve i binte që ajo të ishte “luan” pasi shenja e binjakëve përkon me fundin e muajit maj deri në 21 qershor.

Pas të gjithë “zhurmës”, bukuroshja bionde ka sqaruar njëherë e mirë të vërtetën.

“Momenti i sqarimit të shumë kërkuar. Jam binjak, ditëlindja ishte më 13 qershor por duke qenë se isha në Top Arena çdo ditë live, nuk kisha mundësi ta festoja. Momenti i duhur dhe pa angazhime ishe tani. Mos u zhgënjeni, s’jam luan”, shkruan Antonela bashkëngjitur me fotot nga festa e ditëlindjes së saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat