Njihuni me 20 vjeçarin Dj Plisi, mjaft i kërkuar kudo

Mediale Vip

Njihuni me 20 vjeçarin Dj Plisi, mjaft i kërkuar kudo

Nga: Maksim Gjoka Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:47
Dj. Plisi

E njohin të gjithë si Dj. Plisi por emri i tij i vërtetë është Blertan Mesko.

I apasionuar pas muzikën është një nga DJ më të kërkuar në Diasporë e me plot ftesa dhe në Kosovë. Dj. Plisi me origjinë është nga Prizreni i bukur por jeton në kantonin St. Galle në Zvicër dhe është vetëm 20 vjeç.

Nëse e pyet se cilët janë artistët e tij të preferuar e që i pëlqen të miksojë e të luaj muzikën e tyre ai ka dy emra Gold Ag dhe Unikatin pasi ka një arsye të fortë ai është një i ri talent dhe miaft patriot. Ai ka shumë remex që i ka kombinuar me mjaft mjeshtëri ndërsa jo vetëm në Zvicër luan muzikë atje ku dhe jeton por ka ftesa edhe koncerte plot në Austri dhe Gjermani.

Plani i tij më i afërt janë këto ditë do të jetë për të pêrformuar në Kosovë me disa ftesa që ka në Prizren e Pejë etj e më pas në dimër planifikon të udhëtojë me babain e tij në Amerikë dhe ku e presin disa super mbrëmje.

Ndërsa ka luajtur muzikë së bashku me Asim Gashi, Gjiko, Melinda, Shkurte Gashi e Mc Beka ku me këta artistë ka dhe bashkëpunim shumë të mirë. Kudo që të jetë i shkruar emri i Dj. PLISI duhet të shkoni patjetër për tu kënaqur me muzikën e tij.BS

Image
Dj. Plisi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat