Jasmina zbulon se e kanë tradhtuar Andin

Mediale Vip

Jasmina zbulon se e kanë tradhtuar Andin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:49
Ana dhe Andi

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, ka kaluar mbrëmjen e djeshme duke bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”. Duke qenë se nuk e zinte gjumi, ajo u kërkoi fansave që t’i bënin shoqëri dhe t’i tregonin se çfarë po bënin.

Teksa disa i thanë se po mendonin për ish-at, Jasmina u këshilloi që të mendonin diçka më të bukur. Kishte edhe nga ata që i bënë pyetje në lidhje me jetën e saj private.

Pjesë nga biseda e Jasminës me ndjekësit:

A je në lidhje?

Jam thjesht jo e disponueshme më

Pse e le të ikte një person që e doje shumë? (Referuar Andit)

Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!

Nëse ish-i të ka tradhtuar dhe kërkon të kthehet prapë do e falje?

Jo. Është fakt. Kam qenë atje. Fal shumë gjëra që në një marrëdhënie që nuk duhen të kalohen si të vogla. Shpesh me mungesë respekti etj, etj.

Por tradhtinë kurrë. E kam thënë edhe e përsëris, nuk e vë veten përballë askujt dhe nuk jam kurrë një zgjedhje për dikë. E di vlerën time. Nëse dikush më tradhton atëherë ai s’më meriton mua dhe pikë ky muhabet. Të shkoj te zgjedhja e tij. Ç’punë kam unë.

Pse ish-i smë pëlqen më mua?

Ai është një ish për një arsye

Duke menduar për këtë djalin… e di se nuk ja vlen, por të paktën mendimet…

Gjej diçka më të mirë për të kaluar kohën. Diçka që të bën të lumtur dhe të sigurt. Djemtë kanë nevojë të rriten. Në këtë jetë ke nevojë për një burrë që të bën të lumtur, jo një fëmijë që ta mësosh si të sillet pranë teje.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat