Ja çfarë mendon Alex Rodriguez për udhëtimin e Jennifer me Ben Affleck

Mediale Vip

Ja çfarë mendon Alex Rodriguez për udhëtimin e Jennifer me Ben Affleck

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 21:13
Alex Rodriguez, Jennifer Lopez, Ben Affleck

Alex Rodriguez po e shijon në maksimum jetën e tij si burrë beqar, teksa Jennifer Lopez po ashtu po shijon lidhjen me Ben Affleck.

“Alex Rodiruguez bën jetën më të mirë si beqar. Po e shijon vërtetë këtë periudhë”, ka thënë një burim pranë tij për “Us Weekly”.

Ditën e martë ai festoi ditëlindjen duke udhëtuar në Saint Tropez me një jaht. Një ditë pasi ai u fotografua duke shëtitur në brigjet e detit, Jennifer Lopez, që tashmë është ish e fejuara e tij, konfirmoi lidhjen me Ben Affleck.

Fansat menjëherë vunë re se Lopez po pushonte po ashtu në rivierën franceze, por burimet pranë Jennifer dhe Alex thonë se ata nuk janë ndikuar aspak nga afërsia me njëri-tjetrin.

“Jen dhe Alex kishin planifikuar të shkonin në rivierën franceze për ditëlindjen e Lopez këtë vit dhe asnjëri prej tyre nuk i ndryshoi planet. Alex nuk e dinte nëse Jennifer do të shkonte, por ai nuk ndryshoi kur mësoi se anija e saj ishte afër. Ai ishte i shpërqendruar me miqtë e tij”, ka thënë një burim i brendshëm.

Jennifer dhe Alex njoftuan ndarjen e tyre në muajin prill të këtij viti. Në një deklaratë ata u shprehën se do të jenë më mirë si miq se sa si partnerë. Ata nisën marrëdhënien e tyre në 2017-tën dhe u fejuan 2 vite më vonë. Pak pasi ata u ndanë, Jennifer u pa në shoqërinë e Ben Affleck, me të cilin tani shfaqet hapur në publik si çift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat