Vjen reagimi nga Ledjana për Mevlanin dhe Aristelën

Mediale Vip

Vjen reagimi nga Ledjana për Mevlanin dhe Aristelën

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 19:15
Aristela, Mevlani dhe Ledjana

Pas ndarjes nga Ledjana, Mevlani u përfol se është në lidhje me konkurrenten tjetër, Aristela.

Kjo u mohua nga dyshja ndërsa ditën e djeshme befasuan të gjithë duke u shfaqur shumë të afër me njëri-tjetrin teksa kishin pozuar nga një shtrat.

Kjo fotografi irritoi fansat e Ledjanës, të cilët pushtuan rrjetet sociale kundër tyre madje bënë thirje që të raportohet dhe bllokohet llogaria e Aristelës.

Këto thirje kanë rënë padyshim në sy të Ledjanës, e cila u ka bërë një thirje fansave të saj që të mos ofendojnë askë.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkruan Ledjana.

Madje me fjalët që tha ajo vërtetoi edhe njëherë se historia e saj me Mevlanin i përket së kaluarës.

Ndërsa se qa po ndodh mes Mevlanit dhe Aristelës mbetet të shihet.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat