Këngëtarja serbe publikon videon e zjarreve në Turqi, ja me kë shfaqet Kejvina

Mediale Vip

Këngëtarja serbe publikon videon e zjarreve në Turqi, ja me kë shfaqet Kejvina

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:10
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella ka qenë këto ditë për pushime në Bodrum të Turqisë, ku është përfshirë në një situatë shumë të vështirë. Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar ndonjë situate tragjike.

Këtë situatë të frikshme e ka përjetuar edhe modeja Kejvina Kthella. Po ashtu në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën. Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohës të informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin e Kejvinës.

Në një video të publikuar nga Jelena, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetëusar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Para pak muajsh teksa ishte me pushime në Dubai, Kejvina ndau në Instagram foto ku shfaqej shumë e afërt me një mashkull, të cilin ja mbuloi fytyrën.

Tashmë me pamjet nga Turqia nuk ka më dyshime se ky është i dashuri i Kejvinës dhe nuk e dimë nëse ajo do ta vazhdojë ende ta mbajë të fshehtë këtë histori dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat