Zbulohet emri i veçantë që Aurela Hoxha ka zgjedhur për djalin e saj

Mediale Vip

Zbulohet emri i veçantë që Aurela Hoxha ka zgjedhur për djalin e saj

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 06:10
Aurela Hoxha

Dy ditë më parë, Aurela Hoxha i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Ajo publikoi foto me djalin e saj, duke zbuluar me krenari para gjithë botës se ka sjellë në jetë një thesar.

Një njërën nga fotot ajo shihet shumë e lumtur teksa mban në krahë djalin. Ndërsa në njërin nga imazhet ajo shihet duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri. Tashmë që gjithçka është bërë publike, Aurela ka nisur të zbulojë pak nga pak disa detaje.

Ditën e djeshme ajo postoi për herë të parë foto nga shtatzënia. Duke qenë se tashmë është zbuluar gjithçka, duket se modelja nuk e ka më problem të ndajë me të gjithë këto momente kaq special nga jeta e saj.

Ndërkohë sot fotografi Endrit Mërtiri ka zbuluar emirn e veçantë që Aurela ka përzgjedhur për djalin e saj. Ai ka postuar një foto me modelen Dorina Gegici dhe përkrah saj ka shkruar: “Daja dhe tezja më cool e Alaron”.

Vogëlushi i Aurelës quhet Alaron, por ende nuk dihet se çfarë kuptimi fshihet pas tij dhe kush e ka përzgjedhur. Megjithatë e sigurt është që ky është një emër shumë i rrallë dhe vogëlushi do të ndihet me fat kur të rritet.

Kujtojmë se Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat