Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar Shkupit

Mediale Vip

Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar Shkupit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 06:39
Shkodran Tolaj, Besiana Mehmedi, Miranda Hashani e Visar Rexhepi

Me 12 Gusht mbushen plot 109 vite nga çlirimi i kryeqyetit të Vilajetit të dikurshëm të Kosovës, Shkupit tonë.

Në kujtim të emrave të shquar si Hasan Prishtina, Bajram Curri,Bajram Daklani, Nënë Tereza e shumë të tjerë por dhe si amanet për ruajtjen e traditës ndër brezat e rinjë vjen projekti i ri “Shkupi Dardan”.

Teksti dhe muzika mbajnë autorësi të Avni Qahilit kurse për ta interpetuar janë bërë bashkë Shkodran Tolaj, Besiana Mehmedi, Miranda Hashani e Visar Rexhepi.

Kjo këngë ka tekst me mesazh të fuqishëm kurse muzikë e orkestracion të kohës dhe vjen me një videoproduksion mjaft të veçantë në koncept dhe unitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat