I thonë se është anti-shqiptare pasi po pushon në Greqi, ja si përgjigjet Alketa Vejsiu

Mediale Vip

I thonë se është anti-shqiptare pasi po pushon në Greqi, ja si përgjigjet Alketa Vejsiu

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 07:13
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu po i shijon për shtatë palë qejfe këto pushime dhe në fotot e publikuara në Instagram ka marrë plot komplimenta nga fansat. Sigurisht nuk mund të mungojnë edhe komentet negative, që Alketa nuk ia përton t’i përgjigjet.

Si për shembull në foton e fundit, ku një komentuese i shkruan moderatores: “Spiunja grekut anti shqiptare”. Pse? Sepse Alketa ka bërë pushimet në Greqi dhe ka kënduar greqisht.

“Jam 100% shqiptare dhe krenare shumë madje”-ia kthen moderatorja.

“Alketa përshëndetje e dashur e pamë kaq kohë një gazetare që vendi jot të dha dashuri, respekt, lekë, ti vete reklamon grekun, del këndon tërë krenari greqisht, del me flamurin grek në video”-vazhdon komentuesja.

“Unë këndoj dhe kinezçe dhe mund të qëllojë që pas të kem flamurin kinez. Po kjo s’do të thotë që s’dua Shqipërinë. S’jemi në komunizëm, as në pandemi. ‘Qytetarët e botës’ punojnë, levizin, jetojnë, marrin përvoja e frymëzim në çdo vend ku ka progress dhe zhvillim. Me dashamirësi të përshëndes”-i përgjigjet moderatorja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat