Billie Eilish tregon si e ndihmoi Justin Bieber me përballimin e famës

Mediale Vip

Billie Eilish tregon si e ndihmoi Justin Bieber me përballimin e famës

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 07:34
Justin Bieber, Billie Eilish

Billie Eilish gjatë një interviste për “The Morning Mash Up” për albumin e saj të ri, ka treguar se si e ka ndihmuar Justin Bieber për të përballuar famën.

Kur u pyet nëse mund të realizojë një këngë me Justin, Eilish qeshi dhe u përgjigj: “Ai është bebushi më i ëmbël”.

“E dua shumë. Ai është një mik i mirë. Më ka ndihmuar shumë për të përballuar famën”, vazhdoi këngëtarja më tej.

“Ai më telefonon ndonjëherë dhe thjesht më thotë gjëra që më bëjnë të ndihem mirë dhe sikur dikush tjetër po kalon të njëjtën gjë si unë. Kështu që është shumë këndshëm që ta kesh mik”, shtoi Billie.

Edhe Bieber ka folur më herët mbi rëndësinë për mbrojtjen e Eilish dhe përgjegjësinë që ndjen ai vetë për të ndihmuar yjet e rinj.

“Lëreni atë të bëj gjërat e saj dhe nëse ajo ka nevojë për mua, unë do të jem aty për të. Unë dua thjesht ta mbroj. Nuk dua ta humbas. Nuk dua që ajo të kaloj të njëjta gjëra që kam kaluar unë. Nuk ja uroj atë gjë askujt. Nëse ajo ka nevojë për mua, unë jam vetëm një telefonatë larg”,  u shpreh Justin Bieber pak kohë më parë gjatë një interviste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat