Ana Lleshi në një marrëdhënie me ish-konkurrentin

Mediale Vip

Ana Lleshi në një marrëdhënie me ish-konkurrentin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 07:45
Ana Lleshi, Elton Maksuti

Ana Lleshi këto kohë ka qëndruar larg mediave dhe nuk ka preferuar të tërheqë vëmendjen. Mirëpo së fundmi është mësuar se ajo ka nisur një njohje të re jashtë “Për’puthen”.

Ajo është në proces njohjeje, që pritet të konkretizohet së shpejti. Pa kaluar ende shumë orë nga dalja e këtij informacioni, është mësuar se cli është djali, që ka fituar zemrën e Anës.

 Ana shihet duke pushuar në bregdet me një ish-konkurrent të “Për’puthen”, Elton Maksutin. Ata të dy shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Eltoni i dhuron dhe një puthje në ballë Anës. Nuk dihet nëse ata kanë qenë të vetëm në këto pushime, por duket se Ana dhe Eltoni e shijojnë në maskimum kohën e kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë se pas daljes nga “Për’puthen”, Ana nisi një lidhje me një tjetër ish-konkurrent, Arsimin. Por marrëdhënia mes tyre nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë brenda pak javësh. Ana nuk preferoi të jepte shumë detaje për lidhjen e tyre, ndërsa Arsimi tha se ajo kërkonte vëmendje maskimale gjatë gjithë kohës dhe kjo gjë e lodhi.

“Ka qenë një pëlqim, tani nuk jemi më bashkë. Kemi qenë një pjesë të shkurtër bashkë. Mbaroi shumë shpejt. Ajo si tip tha se jam shumë i ftohtë dhe nuk i jap vëmendje edhe u largua. I kam dhuruar një unazë, dhuratë për qejf. Dhe unë e kam një dhuratë prej saj. Nuk beson më. Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Unë jam këtu me punë, kam djalin, kam halle. Dhe ajo duhet ta ndryshojë emrin, nuk duhet ta ketë Diana, por Vëmendje. Ajo vetëm vëmendjen donte, të rrinte me celular 24/7”, u shpreh Arsimi.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat