Këngëtari i famshëm ndahet nga e dashura

Mediale Vip

Këngëtari i famshëm ndahet nga e dashura

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:00
Këngëtari Nelly

Këngëtari Nelly dhe e dashura e tij prej shumë vitesh, Shantel Jackson, janë ndarë, ka bërë të ditur vetë Jackson.

Aktorja 37-vjeçare e ka bërë të ditur lajmin të shtunën, në fushën e komenteve të një postimi që kishte bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Kur njëri prej komentuesve e kishte pyetur nëse çifti është ende bashkë, Jacksoni kishte shkruar se ata janë ndarë.

Image

“Jo nuk jemi... jemi vetëm shokë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, këngëtari i famshëm Nelly, nuk i është përgjigjur ende deklaratës së Jacksonit.

Nelly 46-vjeçar dhe Jackson kanë qenë në lidhje që nga viti 2014. Në shkurt të këtij viti, këngëtari kishte thënë për “People” se miqësia është themeli i një lidhjeje të shëndoshë.

“Shokë së pari. Të qenit shokë ndihmon çdo lidhje”, kishte deklaruar Nelly.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat