Plas keq mes Noizyt dhe Don Xhonit

Mediale Vip

Plas keq mes Noizyt dhe Don Xhonit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:24
Don Xhoni dhe Noizy

Mbrëmjen e djeshme, reperët e njohur shqiptarë, Don Xhoni dhe Noizy kishin koncert në të njëjtin vend, pra në Ulqin!

Pasi Noizy e dogji në koncertin e tij në Ulqin, ajo çfarë shqetësoi fansat e reperit Don Xhon ishte mungesa e tij në këtë qytet!

Pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory” reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Image

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkruan ai.  

Nga ana tjetër, Noizy nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t!

Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t. Të dy reperët “flakë për flakë” nuk ia kanë përtuar dhe i janë kundëpërgjigjur njëri-tjetrit.

Kjo nuk është hera e parë që reperët kanë thumbuar publikisht njëri-tjetrin e mesa duket inatet e vjetra mes tyre akoma nuk janë mbyllur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat